Të mos përmendet sot Hashim Thaçi, është sikur të harrohet Ismajl Qemajli

Izmi Zeka

Të mos përmendet Hashim Thaçi në mbledhjen solemne të Parlamentit, të mos përmenden ideatorët e luftës, lirisë dhe pavarësisë, ata të cilët e shpallën Kosovën shtet, është më shumë se turp, është dëm për historinë tonë kombëtare.

Kjo tregon gjendjen ku ka degraduar kjo klasë politike e ku duam të shkojmë si shoqëri.

Kjo është sikur të përmendet shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 1912 e të mos përmendet Ismajl Qemajli.

Në këtë 15 vjetor nuk ishin njerëzit që themeluan Shtetin e Kosovës, të cilët padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale e ku po tentohet të dënohen nga provat e Serbisë.

Asnjë fjalë të vetme nuk u tha në Parlamentin e Kosovës nga qeveritarët e sotëm. Turp!.