Të paktën 30 spitale dhe qendra shëndetësore në Gaza janë mbyllur tani

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza kanë thënë se të paktën 30 spitale dhe qendra shëndetësore janë mbyllur, që kur Izraeli filloi luftën e tij në enklavë. Ata kanë mbetur pa furnizime mjekësore dhe karburant.

Kështu ka raportuar media e Katarit, Al Jazeera, e cila ka komunikuar me këta zyrtarë për të folur mbi situatën spitalore në Gaza.

Disa spitaleve u është dashur të zbatojnë mbylljen e pjesëve. Në Spitalin Nasr funksionon vetëm urgjenca. Çdo departament tjetër duhej të mbyllej.Më shumë spitale pritet të mbyllen plotësisht në orët dhe ditët në vijim, nëse nuk lejohen furnizime në Gaza.

Problem i madh mbetet edhe ai i karburantit, i cili po mbaron me shpejtësi dhe Izraeli nuk lejon hyrjen e ngarkesave me karburant në pjesën e Rripit.Arsyetimi është ai se Hamasi po i përdor qendrat spitalore si baza, për të mos u goditur nga Izraeli.