Të pandehurit G.G. i sekuestrohen parcela e banesa në vlerë 1 milion euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit e çështjes penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., me datë 05.03.2025 ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe 2 banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milion euro për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale.
Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale, thuhet në njoftim.

