“Të rresh a të mos rresh” – vjen këtë fundjavë në Teatrin e Gjilanit

Të premten, nga ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit vjen shfaqja “Të rresh a të mos rresh”, prodhim i Teatrit Shqiptar – Shkup, me një kastë fantastike të aktorëve.

Një natë plot ngatërrime, dy policë që s’dinë nëse duhet të thonë të vërtetën apo të mbijetojnë me gënjeshtra… dhe një sërë personazhesh që e çojnë situatën drejt kaosit më qesharak të mundshëm!

Kjo komedi e zezë, e përshtatur nga “The Lying Kind” i Anthony Neilson, me regji nga Shkumbin Istrefi, sjell humor të mençur, situata absurde dhe energji të pastër skenike – pikërisht çfarë na duhet në prag të festave.

Luajnë: Visar Etemi, Blerim Dardhishta, Vebi Qerimi, Teuta Ajdini Jegeni, Fisnik Zeqiri, Dritëro Ame, Gentiana Ramadani, Melika Kastrati.

E premtja pritet të jetë një mbrëmje plot të qeshura.