Të shtëna me armë në një restorant të Gjilanit, arrestohet një person
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person mbrëmë vonë në Gjilan pasi i njëjti kishte shtënë disa herë me armë në një restorant.
Njoftimi i plotë i policisë nëpërmjet raportit 24 orësh:
Gjilan 28.10.2022 – 23:42. Pas disa të shtënave ma armë zjarri në një restorant, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me 11-fishekë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim prokurorit është dërguar në mbajtje.

