Të shtunën promovohet libri me poezi “Varg i shkëputur” i Hysen Këqikut

Të shtunën do të promovohet libri me poezi “Varg i shkëputur”, i autorit gjilanas Hysen Këqiku.

Poezitë kanë për tematikë jetën sociale, dashurinë dhe aktualitetin.

Në këtë ngjarje, referues do të jenë: Nexha Rexha, Shefik Shkodra dhe Mehmetali Rexhepi.

Libri promovohet më 7 mars 2020, në ora 12:00, në Bibliotekën e Qytetit Fan S. Noli, në Gjilan./MediaFokus/