“Të vij në mes të Prishtinës…” – Gerti kërcënon Gjestin

Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së në shtëpi të Gjestit, banorit të eliminuar në BBVK/3.

Por Gjesti s’u mirëprit aspak mirë nga disa prej banorëve të kësaj shtëpie.

Madje provokimet, ofendimet, deri tek kërcënimet nuk kanë ndaluar aty që nga e marta kur u zhvillua spektakli.

E një situatë e ngjashme është zhvilluar edhe mbrëmë, ku njëri prej banorëve në këtë shtëpi, i njohur si Gerti e kërcënoi hapur Gjestin.

Ai madje ia përmendi se mund të vi në Prishtinë pas daljes e të merret me të.

“Me gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë…”

“Të vij në mes të Prishtinës…”, i ka thënë Gerti – Gjestit.