Tejkalim i parregullt, gjobë dhe konfiskim patente

Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të video incizimit të pranuar në e-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim të parregullt, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe bie ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjobë 200 euro, dy pikë negative si dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.