Tejkalim i shpejtësisë, 114 km/h në zonën e kufizuar
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në pikën e kontrollit të automjeteve në aksin rrugor Gjilan -Ferizaj, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësi 114 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro si dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.

