Tejkalim në vijë të plotë, 150 euro gjobë
Policia në Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar një kundërvajtës i cili në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.
