Tejkalim në vijë të plotë, 150 euro gjobë, tre muaj pa patentë
Zyrtarë policorë në Viti gjatë kontrollit në trafik, në fshatin Raminishtë, kanë hasur në një kundërvajtës i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë.
Ndaj këtij ngasësi është shqiptuar gjoba në vlerë 150 euro, dy pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.

