Tejkalim në vijë të plotë, 150 euro gjobë, tre muaj pa patentë-shofer

Policis në Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor pas bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të fotos së dërguar, ka tejkaluar në vijë të plotë, me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në shumën 150 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.