Tejkalim në vijë të plotë, 150 euro gjobë, tre muaj pa patentë shofer
Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, ka arritur ta identifikojë një vozitës, i cili në fshatin Llabjan, rruga Gjilan-Prishtinë, ka tejkaluar në vijë të plotë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe duke rënë ndesh me rregullat e trafikut.
Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative si dhe i është konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.
