Tejkalim në vijë të plotë, dy vozitësve u merren patentë shoferët

Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, ka pranuar foto ku shihen dy automjete në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, duke tejkaluar në vijë të plotë.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor, përmes veprimeve operative ka arritur që t’i identifikojë kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.