Tejkalim në vijë të plotë, gjobë dhe heqje patente
Policia në Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar kundërvajtësin i cili duke drejtuar automjetin e tij në Kllokot, shihet duke bërë tejkalim të pa sigurte dhe në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative si dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.
