Tejkalim në vijë të plotë, gjobë dhe konfiskim patentë shoferi
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, ka pranuar dy video incizime në të cilat shihen dy vozitës, në dy raste të ndryshme, në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, duke tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me rregullat e trafikut.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur të identifikojë kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç në vlerë prej 150 euro, nga dy pikë negative dhe ndaj të dy kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.


