Tejkalim në vijë të plotë, gjobitet kundërvajtësja

Policia në Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor, falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar një kundërvajtëse e cila në fshatin Llabjan, aksi rrugor Gjilan- Prishtinë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë.

Ndaj kësaj kundërvajtëse është shqiptuar gjoba në vlerë 150 euro, dy pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj, thuhet në njoftim.