Tejkalim në vijë të plotë, i merret patent shoferi për tre muaj

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë, ka pranuar video incizim në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Gjilan – Kamenicë, ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rënë ndesh me rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikojë kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën 150 euro dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muaj.