Tejkalim në vijë të plotë, i merret patent shoferi për tre muaj
Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, ka pranuar foto ku shihet një automjet në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, duke tejkaluar në vijë të plotë.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor – Gjilan, përmes veprimeve operative ka arritur ta identifikojë kundërvajtësin dhe t’i shqiptojë gjobë në vlerë 150 euro, dy pikë negative si dhe heqjen e patentë shoferit në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.

