Tejkalim në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për tre muaj

Policia në Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili në fshatin Llabjan, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, duke bërë tejkalim në vijë të plotë.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.