Tejkalim në vijë të plotë, ngasëses në Gjilan i merrret patenta për tre muaj
Policia në Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor, falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar një kundërvajtëse e cila duke drejtuar automjetin e saj në fshatin Budrikë, në bazë të video incizimit të pranuar në adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë.
Ndaj kësaj kundërvajtëse është shqiptuar gjoba në vlerë 150 euro, dy pikë negative si dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.
