Tejkalim shpejtësie, 500 euro gjobë dhe një vit heqje patente
Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 19.11.2023 në rrugën ‘’Marie Shllaku’’ në Gjilan, ka hasur në dy kundërvajtës të cilët në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke vozitur me shpejtësinë 119 km/h.
Ndaj të dy kundërvajtësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 12 muajve, thuhet në njoftim.

