Tejkalim shpejtësie në vendbanim, drejtuesit në Viti i merret patentë shoferi

Policia e Kosovës në Viti, gjatë matjes me radar laserik ka identifikuar një automjet duke lëvizur me 108 km/h në zonën (vendbanim) ku sipas shenjës së trafikut shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h.

Me këto veprime, kundërvajtësi ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masa mbrojtëse në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.