Tejkaloi në vijë të plotë, 150 euro gjobë, tre muaj pa patentë shofer

Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët kanë dërguar një foto ku shihet një veturë tejkaluar në vijë të plotë, përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikojë kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë në vlerë 150 euro, dy pikë negative si dhe i ka konfiskuar patentë shoferin për tre muaj.

Policisë apelon te vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.