Tejkalojnë në vijë të plotë, gjobiten shoferi i autobusit dhe i kamionit

Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët kanë dërguar dy foto ku shihen dy vozitës,  njëri me autobus e tjetri me një mjet transporti mallrash, duke tejkaluar në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan –Prishtinë ma saktë ë fshatin Llabjan.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan, përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikojë kundërvajtësit dhe t’iu shqiptojë gjobë në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative si dhe u ka konfiskuar patentë shoferët me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.