Tejkalojnë në vijë të plotë, u merren patentë shoferët dy vozitësve
Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë, të cilët kanë dërguar një foto ku shihen dy vozitës duke tejkaluar në vijë të plotë me çka kanë rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut, ka arritur të identifikojë të dy kundërvajtësit.
Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, 2 pikë negative dhe janë konfiskuar patentë shoferët, me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj, thuhet në njoftim.

