Tejkalon në vijë të plotë, i merret patenta një shoferi në Gjilan

Njësitet e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, kanë identifikuar shoferin e veturës i cili më 04.06.2022, në rrugën tranzite në Gjilan, ka bërë tejkalimin në vijë të  plotë.

Ndaj tij është shqiptuar masa e paraparë ligjore – konfiskim i patent shoferit si masë mbrojtëse për tre muaj dhe gjobë  në bazë të ligjit 05/L-088, thuhet në njoftimin e policisë.