Tejkalon në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për tre muaj

Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë, të cilët në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet si një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë, me çka ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikojë kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro, 2 pikë negative, ka konfiskuar patentë shoferin dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.