Tejkalon në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për tre muaj

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Zyrtar Policor nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit kanë hasur në një vozitës i cili duke drejtuar automjetin e tij tejkalon në vijë të plotë dhe në vende kalim të shënjuar për këmbësorë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Zyrtarët Policor kanë arritur që të ndalin vozitësin e lartcekur ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobën kundërvajtëse në vlerë 150 euro, dy pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre muaj, thuhet në njoftim.