Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merren patentë shoferi për tre muaj

Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët kanë dërguar një foto, ka arritur të identifikojë vozitësin i cili me automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe rënë ndesh me rregullat e trafikut.

Ndaj kundërvajtësit, policia ka shqiptuar gjobë në vlerë 150 euro, dy pikë negative si i ka konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.