Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj
Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë ka marrë një foto në të cilën shihet një veturë duke tejkaluar në vijë të plotë, me çka ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut.
Përmes veprimeve operative, policia ka arritur të identifikojë kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë në vlerë 150 euro, dy pikë negative si dhe i ka konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.
