Temperatura – 13 gradë, cilësia e ajrit – mesatare

Në orët e paradites, temperaturat në Gjilan arrijnë në 13 gradë, me tendencë rritje deri në 15 gradë, ndërkaq cilësia e ajrit është në parametra mesatar – 82.

Ndotja e ajrit në disa qytete të Kosovës, këtyre ditëve ka arritur nivele të larta dhe të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

Edhe Gjilani, krahas Prishtinës, Obiliqit, Mitrovicës dhe të tjera, hyn në grupin e qyteteve, të cilat përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit, raporton portali mediafokus.info

Lirimi i gazrave nga veturat e vjetra dhe pa katalizator, cilësia e karburanteve, përdorimi i lëndëve të ngurta për ngrohje nga qytetarët si dhe faktorë të tjerë, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit.

Nivelet e larta të ndotjes së ajrit ndikojnë në shëndetin e personave me astmë bronkiale, bronkite kronike, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe të tjera./Mediafokus/