Temperatura arrin 45 gradë, qytetari gjuan diellin me gurë
Vala e të nxehtit ka përfshirë Europën me temperatura që kalojnë 40 gradë. Por në Şanliurfa të Turqisë, ku temperatura ka arritur në 45 gradë, një qytetar e ka gjuajtuar diellin me gurë.
Mediat turke të cilat kanë publikuar foto dhe video të qytetarit të prekur nga vapa, thonë se hodhi një gur drejt diellit duke thënë: “Na ke shkatërruar”.
Me ardhjen e verës temperaturat në Turqi janë rritur në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin jashtë në kohën e pikut.
Ekipet e bashkisë në Adana duke lëvizur nëpër rrugë u thanë qytetarëve me megafon: “Ju lutemi mos dilni jashtë dhe mos rrini në diell, nëse nuk është e nevojshme për shkak të temperaturave të larta të ajrit që janë efektive në të gjithë vendin”.
Valët e të nxehtit po shihen gjithashtu në disa pjesë të SHBA-së, Kinës, Afrikës së Veriut dhe Japonisë.

