Temperaturat e larta, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10:00-17:00

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel te qytetarët për kujdes nga temperaturat e larta të këtyre ditëve.

MSH ka publikuar disa rekomandime:

  • Qëndroni larg të nxehtit
  • Përdorni krem mbrojtës nga dielli
  • Shmangeni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00
  • Limito sasinë e kafeinës dhe alkoolit
  • Pini ujë rregullisht
  • Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura
  • Mbajeni shtëpinë freskët
  • Nëse keni marramendje, djersitje, të vjella, konfuzion drejtohuni për ndihmë shëndetësore.