Tenderi për stadiumin e Gjilanit pezullohet përsëri nga OSHP
Vetëm një muaj pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mori në dorë “fatin” për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, përsëri tenderi ka përfunduar në gjykatën e tenderëve.
Gazeta Infokus ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me problemet e shumta që pati ky tender sa ishte nën kompetencat e Komunës së Gjilanit në krye me Alban Hysenin mirëpo si duket telashet nuk po mbyllen as kur me procedurat është duke u marrë, Ministria e Hajrullah Çekut.
Infokusi ka siguruar dokumentin e pezullimit ku thuhet se arsye për këtë ishte ankesa e bërë nga njëri nga operatorët ekonomikë.

Kërkesa për sigurimin e 20%, ankesa e kompanisë që qoi në pezullimin e tenderit
Tenderi i Ministrisë së Sportit u pezullua nga OSHP-ja pas ankesës që bëri operatori ekonomik “Grupi i “Conex”L.L.C” duke e konsideruar diskriminuese kërkesën e ministrisë për sigurim të 20% të shumës së tenderi 15 milionësh.
Sipas kësaj ankese Ministria në krye me Hajrullah Çekun akuzohet se po diskriminon kompanitë me kërkesën për sigurimin e 20% të çmimit të kontratës.
“Kërkesa për këtë sigurim ne përqindjen 20% te Çmimit të kontratës është diskriminuese dhe me një kosto po ashtu te lartë financiare për shumicën e kompanive me kapacitete normale ne ekonominë e RKS, janë disa arsye te cilat do te diskriminojnë dhe do te dështojë faza post fituese e kontratës: 1. Nëse shuma e ofertës sipas projektit është rreth 15,000.000 Euro dhe me 20% shuma është 3,000.000 Euro e sigurimit te ekzekutimit te vlerës, kjo shumë sipas rregullores se re te BQK-së si dhe rregullores po ashtu te re te kompanive te Sigurimit ne Kosovë duhet sigurohet kolateral-sigurim te shumës me koeficient 1,7 here deri ne 2 here pra nga 5,100,000 deri ne 6,000,000 Euro hipoteka dhe makineri qe kompanisë ti lejohet vlera e Sigurimit te ekzekutimit 20% e sipas gjendjeve 5 kompanive ky kriter është total diskriminuese”, thuhet në ankesën e bërë nga kompania.
Sipas kompanisë që ka bërë ankesëm me këtë kërkesë të minitrisë për sigurim të 20% do të shkaktonte kosto të papërballueshme për kompaninë fituese edhe nëse kësaj të fundit i lëshohet kredi nga banka.
Po ashtu nëse bankat do te aprovojnë këtë shumë e 3,000,000 euro do te krijoj kosto te papërballueshme për kompaninë fituese, nëse një interes bankar për afat 36 muaj (sipas afatit ekzekutimit punëve) -3 vite me një përqindje mesatare prej 7% NIV për OVD(mbitërheqje). Atëherë kompanisë fituese do ti krijohet për tri vite rreth 20% kosto shtesë nga vlera 3,000,000 e Sigurimit te ekzekutimit e që shuma do te arrijë ne rreth 600,000 euro kosto shtesë -interes bankarë-kamatë, dhe po ashtu obligative pengu-hipoteka dhe bllokime aseteve për aprovim te shumës 20% me koeficent 2 mbulimit 6,000,000 Euro nga zotimi 15,000,000 Euro sipas vlerës se planifikuar te projektit”, thuhet në vazhdimin e ankesës.



