Tentim vrasje në Gjakovë, një person dërgohet në QKUK për trajtim

Një person ka pranuar tretman mjekësor dje pasi u plagos me armë zjarri

“Rr. Yll Morina, Gjakovë 09.03.2022 – 18:40. Viktima mashkull kosovar pas tretmani mjekësor në Spitalin e Gjakovës, është dërguar në QKUK, pasi që është plagosur me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy lloj të ndryshme të gëzhojave.

Njësia policore ka arrit të arrestoj një të dyshuar mashkull kosovar dhe ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 23 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisië.