Tentim vrasje në Mitrovicë nga makina në lëvizje
Mbrëmë në orën 21 e 45 në rrugën ‘Shaban Palluzha’ në Mitrovicë dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një veturë në lëvizje e sipër kanë shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër.
Vetura e viktimës është goditur nga dy plumba.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar nga policia.
“Rr. Shaban Palluzha, Mitrovicë 20.01.2023-21:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasoj vetura është goditur dy plumba. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në njoftim (foto ilustrim).

