Tentoi të shtypë me automjet një person, shpallet në kërkim 23-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Vlorë. Një i ri ka tentuar që të shtypë me makinë një person, shkruajnë mediat shqiptare.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. J., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, sepse më datë 06.01.2022, në rrugën “Veledin Kollozi”, ka kanosur shtetasin E. A., duke tentuar ta përplas me automjetin e tij. Vijon puna për kapjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.