Tentoi t’i japë fund jetës duke pirë 30 tableta – përfundon në spital në gjendje të rëndë
Një rast i rëndë është regjistruar dje në fshatin Brod të Dragashit, ku një burrë ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të madhe barnash, raporton Sinjali.
Sipas burimeve të sigurta nga Emergjenca në Dragash, më 09 nëntor 2025 rreth orës 09:35, kanë pranuar një person pa vetëdije, i identifikuar si E. B., banor i fshatit Brod.
Sipas deklarimeve të familjarëve, ai kishte përdorur rreth 30 tableta të llojit “Lorazepam”, me qëllim për t’i dhënë fund jetës.
Stafi mjekësor i QKMF-së i ka dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Sipas mjekut kujdestar, gjendja e tij është e rëndë dhe ai ndodhet në gjumë të thellë, nën kujdesin e mjekëve në njësinë e kujdesit intensiv.
Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Tentim vetëvrasje” dhe përcjelljen e gjendjes së viktimës nga autoritetet policore.
Burimet spitalore kanë bërë të ditur se gjendja e E. B ka mbetur e pandryshuar deri mbrëmë. (foto ilustrim)

