Tentoi t`i korruptojë zyrtarët policorë, arrestohet shqiptari

Sot me datë 09.12.2021, në ora 11:55, për ta kaluar kufirin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në hyrje ka ardhur automjeti Audi A4, ngjyrë e zezë, të cilin e drejtonte shtetasi i shqiptar me iniciale (A.B.) viti i lindjes 1996.

Pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentat personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentat e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30) euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se perse i ka vendosur këto para aty, personi është pergjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kerkohen, prandaj me qellim për te kaluar kufirin i ka dhënë këto para.

Lidhur me këtë rast nga Policia menjëher është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të inervistohet dhe të dergohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore, thuhet në njoftimin e policisë.