Tenton ta korruptojë policin kosovar me dinarë të Serbisë
Një shtetas i Serbisë ka tentuar ta korruptojë policin kosovar në Jarinje, duke i ofruar dinarë gjatë kontrollimit të dokumenteve.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, thuhet në njoftimin e policisë.
SPK Jarinje, 06.04.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë kontrollimit, në mes të dokumenteve i ka vendosur dinar serb duke i ofruar ryshfet policit gjatë regjistrimit të udhëtarëve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

