Tenton ta korruptojë policin kosovar, por përfundon në pranga
Një shtetas i Shqipërisë ka përfunduar në pranga pasi kishte tentuar që ta korruptonte policin kosovar në pikëkalimin kufitar Vermicë. Rasti është cilësuar ‘dhënie e ryshfetit’.
PKK Vermicë, 09.03.2021 – 20:30. Është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti gjatë tentimit të kalimit të pikës kufitare Shqipëri -Kosovë ka ofruar ryshfet zyrtarit policor. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftiminn e policisë.

