Tenton të nxjerrë para nga bankomati përmes pajisjeve të modifikuara

Një person në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin për ‘prodhim, posedim dhe tentativë e pa autorizuar për hyrje në sistemet kompjuterike’ pasi kishte tentuar të nxjerrë para nga një bankomat përmes pajisjeve të modifikuara.

Prishtinë, 11.03.2021 – 05:00. Nga njësiti policor  i sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes pajisjeve të modifikuara ka tentuar të vjedhë paratë nga një bankomat i një banke në Prishtinë. Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy USB, një tastiere kompjuteri, një pajisje e modifikuar për qasje të pa autorizuar në bankomat, vegla të ndryshme pune për mundësimin e qasjes në bankomat, dorëza, shirit ngjitës, para të gatshme (185 euro, 80 franga Zvicerane, 100 krona Çeke dhe kartela bankare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.