Tenton të vetëvritet një person në Prishtinë
Një person ka tentuar t’i japë fund jetës së tij sot, afër Shkollës “Pavarësia” në lagjen e Spitalit, në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe Emergjenca, të cilët e kanë parandaluar rastin.
Personi në fjalë kishte hipur në një ndërtesë të lartë dhe kishte tentuar që të hidhej poshtë. Aty ka qëndruar për rreth 2 orë e gjysmë, nga ora 15:30 deri në orën 18:00.
Rreth orës 18:00, njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës kanë arritur që të depërtojnë brenda objektit dhe të parandalojnë pasojat e rënda për jetën e këtij personi.
Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 15:40 policia ka pranuar informatën dhe menjëherë të gjitha njësitë e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Dyshimet e para janë ngritur për një tentim vetëvrasje të një personi nga një ndërtesë e lartë, ndërkohë që, policia e përkrahur edhe nga ekipe të zjarrfikësve po ndërmerr hapat e duhur me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme nga ndonjë veprim i pakontrolluar të personit në fjalë.
Informacion shtesë:
Rreth orës 18:00 njësitet e specializuara të policisë kanë arritur të depërtojnë në objekt dhe parandalojnë pasojat e rënda për jetën e këtij personi.
Aktualisht ekipet mjekësore po i ofrojnë trajtimin e nevojshëm.
Gjithçka është vënë nën kontroll”.

