Tentuan ta shesin tokën e huaj, arrestohen katër persona në Lipjan

Policia ka arrestuar dje katër persona në Lipjan, nën dyshimin për falsifikim të dokumentit.

Dyshohet se ata kanë tentuar shit-blerjen e një parcele përmes një dokumenti të falsifikuar.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se duke përdorur një fletë-poseduese të falsifikuar të një prone kanë tentuar të bëjnë shit-blerjen e një parcele që është pronë e një personi tjetër. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)