Teologu Bajrami: Sivjet duhet anuluar haxhi!
Teologu dhe profesori Mustafë Bajrami ka dalë me një thirrje publike për komunitetin mysliman në botë për anulimin e haxhit sivjet.
Sipas tij, kjo duhet të bëhet në shenjë solidarizimi me popullin palestinez.
Postimi i tij i plotë:
Sivjet do të duhej të ishte anuluar haxhi! Dhe, duhet anuluar!
Është kjo thirrje drejtuar gjithë muslimanëve të botës!
Në mënyrë të organizuar në nivel global do të duhej të ishte bërë kjo punë!
Fillimisht duke i thënë Allahut “Lebbejk” edhe në këtë mënyrë!
Si dhe në shenjë solidarizimi me popullin palestinez!
Ato dhjetëra miliarda dollarë të besimtarëve muslimanë anekënd botës që harxhohen për të shkuar në haxh, do të duhej të i dedikoheshin atij populli të mjerë, jo, por heroik!
Për ri-ndërtimin e Gazës! E paraprakisht për t’i shëruar të plagosurit!
Dhe zemrat e atyre prindërve që kanë humbur dhjetëra mijë fëmijë.
E përsëris, farzet në Islam nuk janë qëllime! Por janë mjete. Stacione ku besimtarët mbushen me energji për ta shpenzuar në përditshmëritë e tyre!
Për të mirën e përgjithshme të njerëzimit….!
Haxh nuk do të duhej të kishte sivjet!