Tërmet i fuqishëm godet Izmirin, 6 të vdekur, mbi 200 të plagosur
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Turqinë, pikërisht rajonin e Izmirit, ku jeton një numër i madh i shqiptarëve.
Raportohet për 6 të vdekur deri tani, ndërkohë që kërkimet në rrënoja po vazhdojnë. Numri i të plagosurve ka shkuar mbi 20o.
Dhjetëra objekte atje janë shembur, ndërsa deri më tani është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një grua. Të shumtë janë personat që kanë mbetur poshtë pallateve të shembura.
Agjencia Anadolu ka shkruar se tërmeti ka qenë me fuqi prej 6.6 shkallësh, por disa medie tjera ndërkombëtare kanë shkruar se fuqia e dridhjes ka qenë rreth 7 shkallë të Rihterit.

