Tërmet në Afganistan, qindra viktima nga lëkundja e tokës

Një tërmet i fuqishëm ka shkaktuar të paktën 250 viktima dhe ka lënë dhjetëra të plagosur në Afganistan.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të shkatërruara në provincën Paktika.

Një zyrtar i qeverisë lokale ka thënë se numri i të vdekurve prej më shumë se 250 ka të ngjarë të rritet edhe me 150 të tjerë që janë të plagosur.

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost.

Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.

Qendra tha se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit.