Tërmet në Shqipëri
Lëkundje të forta të tokës janë regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri.
Tërmeti i parë me magnitudë 4.5 është regjistruar në ora 05:04, 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Po ashtu, sipas Qendrës Sizmologjike (EMSC) pas këtij tërmeti janë regjistruar edhe të tjerë, por me magnitudë më të vogël, 2.2, 2.6 pastaj 3.0 dhe 3.4.
Deri tani nuk janë raportuar të lënduar ose dëme materiale. /Telegrafi/


