Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen deri në Pejë
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak pas orës 15:00 në vendin tonë, raportin a2cnn.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane, tërmeti ka pasur magnitudë 3.4 të shkallës Rihter, me thellësi 15 kilometra.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 28 km në juglindje të Shkodrës, por lëkundjet janë ndjerë edhe në rajonin e Lezhës e deri në Pejë të Kosovës.

